download: Pdficon.png
Printpdficon.png
Odticon.png
Version: 2.0

Këshilla për leximin e Biblës

Perëndia na dha Fjalën e Tij në mënyrë që ne të njohim kush Ai është dhe çfarë Ai dëshiron. Ne e lexojmë atë për ta kuptuar Atë më mirë dhe për të bërë çfarë Ai thotë. Këto parime janë të njëjta kudo. Pyetja është: Ku ta fillojmë leximin? Në varësi të situatës dhe sfondit tuaj ne ju ofrojmë sugjerime të ndryshme. Në këto versione struktura kryesore e shenjuesit është e njëjta, vetëm leximi i sugjeruar është ndryshe. Më poshtë do të gjeni versionin "standard" i cili sugjeron të fillosh së lexuari me Lukën dhe Veprat.

Këshilla për leximin e Biblës (Shtatë histori plot shpresë)

  • Përfshin një përzgjedhje prej shtatë historish nga Dhiata e Re
  • E dobishme për njerëz me një sfond "modern perëndimor".

Këshilla për leximin e Biblës (Duke filluar me Krijimin)

  • Sugjeron të fillosh me Zanafillën, Mateun dhe Veprat
  • E dobishme për njerëz p.sh. nga shoqëri myslimane.

Këshilla për leximin e Biblës

Kur të fillosh të lexosh Biblën, fillo me librat e mëposhtëm:

1. Luka
2. Veprat e Apostujve

Gjithmonë kur të lexosh fillo me lutje. Kërkoji Perëndisë të të ndihmojë të kuptosh atë që do të lexosh.

Përgjigju pyetjeve (shiko faqen tjetër) që të mësosh nga teksti.

Ndaj me të tjerët atë që lexon ose mbaj shënim mendimet, pyetjet dhe si dhe ato gjëra që Perëndia po të tregon.

Studimi Zbulues i Biblës në grup

Struktura e një takimi:

1. Si je?
2. Llogaridhënia
Çfarë gjërash vendose në praktikë që nga hera e fundit?
3. Falenderim
Çfarë gjërash të mira përjetove javën e kaluar? Lavdëro Perëndinë!


4. Lexoni
tekstin së bashku. Kërkojini ndihmë Perëndisë për ta kuptuar atë.
5. Ritregojeni
atë çfarë lexuat së bashku (pa e parë).
6. Përgjigjuni
pyetjeve më poshtë në lidhje me tekstin:
Head-32.pngKoka: Çfarë mësojmë këtu? (Rreth Perëndisë / njerëzve / ...)
Heart-32.png Zemra: Çfarë prek zemrën time? (Si janë ndjerë ata? Si ndjehem unë në lidhje me ... ?)
Hands-32.png Duart: Si mund ta praktikojmë këtë? (Çfarë shembulli mund të ndjekim? Me kë mund ta ndajmë atë çfarë mësuam?)



7. Qëllimet
Vendos qëlime personale deri në takimin tjetër.
8. Lutu
Merrni kohë për t’u lutur për njëri-tjetrin.

Rregullat:

  • Përmbaju tekstit të Biblës
  • Lejo të gjithë të marrin pjesë
  • Inkurajoni njëri-tjetrin