Tre Urdhërimet më të rëndësishme
Jezusi dha shumë urdhërime por tre janë shumë të rëndësishme. Zakonisht ne i quajmë Urdhërimi i Madh dhe Porosia e Madhe.
Duaje Perëndinë
Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. (Mateu 22:37)
Perëndia na krijoi për një marrëdhënien dashurie. Ne e tregojmë dashurinë tonë ndaj Perëndisë përmes bindjes që buron nga zemra:
Gjoni 15:10
Duaji njerëzit
Duaje të afërmin tënd porsi veten tënde. (Mateu 22:39)
Dashuria nuk shprehet vetëm me fjalë apo ndjenja por me veprime. T'i duash të tjerët shpeshherë është e vështirë, veçanërisht kur jemi të vetëm. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këtë duke qenë të dy përgjegjës së bashku ndaj njëri-tjetrit për t'i dashur njerëzit dhe t’i bindemi Perëndisë.
Bëj dishepuj
Prandaj shkoni dhe bëni dishepuj nga të gjithë kombet, duke i pagëzuar në emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar. (Mateu 28:19-20)
Perëndia dëshiron që të gjithë njerëzit të pajtohen me Të. Ai dërgon dishepujt e Tij për të predikuar lajmin, për t’i drejtuar njerëzit në besim tek Jezusi dhe për t’i mësuar që t’u binden gjërave që Jezusi ka mësuar – përfshirë këtë urdhërim! Kur dishepujt shkojnë dhe bëjnë dishepuj që bëjnë dishepuj... Mbretëria e Perëndisë rritet përmes shumëfishimit.
Ruajtja e një balance të mirë
Është e rëndësishme që ne t’i ndjekim të tre urdhërimet më të rëndësishme në mënyrë të barabartë. Prandaj ne i kushtojmë vëmendje të njëjtë secilit prej tyre në çdo takim: Shih Struktura e Takimit Trajnues dhe Procesi i Tre të Tretave.