Trajtimi i parasë
Shumë apo pak - secili prej nesh ka para. Tema e parasë është vazhdimisht e pranishme. Ne fitojmë para, blejmë, shikojmë çmimet dhe mendojmë nëse diçka vlen kaq shumë për ne: Çdo ditë duhet të marrim vendime se çfarë të bëjmë me paratë që kemi në dispozicion.
E rëndësishme është: paraja është një mjet. Unë mund të sjell bekime ose por edhe dëme me të njëjtën kartëmonedhë. Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë me paratë dhe pasuritë tona - Zoti do të na mbajë përgjegjës për atë që na ka besuar.
Jezusi foli shumë rreth parasë. Edhe atëherë si tani, lind e njëjta pyetje: Si mund ta trajtojmë paranë në mënyrën e duhur? Në kohën e tij kishte më pak mundësi teknike dhe marrja me paratë nuk ishte aq komode sa sot. Por asgjë nuk ka ndryshuar në thelb: paratë zbulojnë motivimin tonë. Ajo tregon se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ne.
Të shohim në zemrën tonë
Ne mund ta përdorim temën e parasë si një pasqyrë për të kërkuar gjëra që na shkaktojnë dëm:
- Egoizmi
- Ne thjesht rrotullohemi gjithë kohës rreth vetes.“Gjithçka është e imja! Unë nuk jap asgjë nga këto!"
- Zilia dhe lakmia
- Jemi të pakënaqur me atë që kemi. Ne e krahasojmë veten me të tjerët dhe mendojmë: “Ai ka diçka më të mirë se unë! Edhe unë dua edhe këtë!"
- Arrogancë
- "Më shihni mua, unë jam më i mirë se të tjerët!"
- Shqetësim dhe frikë
- “Nuk kam mjaftueshëm. Si do t'ia dal deri në fund të muajit nëse ...?"
Cilën nga këto zbuloni edhe ju në zemrën tuaj? Kërkojini Zotit falje për këtë gjë.
Jini të drejtë
Paratë sjellin tundim. Qoftë në punë, me fqinjët dhe miqtë apo në pagimin e taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit: Ka mënyra për të mashtruar të tjerët. Disa prej tyre janë padyshim të paligjshme, të tjera janë në zona gri dhe disa janë të ligjshme, por megjithatë të padrejta. Jezusi kurrë nuk i mashtroi njerëzit dhe tha qartë: " Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë juve njerëzit, po ashtu bëni me ta!" (Luka 6:31) dhe "Një punëtor e meriton pagën e tij." (Luka 10:7).
Kur mashtrojmë një person të caktuar, dëmtimi i atij personi është shpesh i dukshëm dhe na bën të hezitojmë. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për mashtrime ndaj një kompanie të madhe apo ndaj shtetit, jemi më pak të frenuar. Por padrejtësia mbetet padrejtësi edhe atje.
Zot, ku i kam trajtuar padrejtësisht të tjerët? Ku kam shkelur apo anashkaluar ligjin?
Çfarë të bëj me paratë e mia?
Perëndia dëshiron që ne të jemi të përgjegjshëm me paratë tona dhe të jemi kujdestarë të mirë të asaj çfarë ai na beson. Kjo do të thotë:
- Të dish se ku po shkojnë paratë e tua (pasqyra e shpenzimeve, aplikacion për mbajtjen e shpenzimeve, ...)
- Të jesh i zellshëm dhe punëtor dhe të përdor atë që Ai na beson
- Të mos harxhoj para kot
- Të pyes Zotin se për çfarë synimesh / qëllimesh duhet të punoj
Është e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm dhe të mençur për të shmangur që të bëhemi të varur në mënyrë të pashëndetshme me financat tona (shih gjithashtu Romakëve 13:8). Mund të ketë arsye të mira për të marrë borxhe: qëllime më të mëdha si krijimi i një firme biznesi ose ndërtimi i një shtëpie mund të jenë mënyra e vetme për t'i arritur ato. Por ka edhe shumë arsye të këqija për të hyrë në borxhe. Për shembull: Unë e krahasoj veten me të tjerët dhe dua me patjetër t’i bëj pushimet në një vend akoma edhe më të mirë apo dua edhe pajisjen më të fundit që pashë në reklamë, megjithëse financiarisht nuk mund ta përballoj vërtet.
Zot, për çfarë qëllimesh duhet të punoj dhe të kursej? Zot, ku po harxhoj kot para?
Marrja dhe dhënia
Zoti thotë se ai është një at i mirë që kujdeset për ne. Mund të dyshojmë, por e vërteta është se ai po kujdeset për ne më mirë se ne vetë. Gjithçka që kemi na është dhënë nga Zoti - kështu që ka shumë arsye për t'i qenë mirënjohës Atij.
Zoti thotë se ai është një at i mirë që kujdeset për ne. Mund të dyshojmë, por e vërteta është se ai po kujdeset për ne më mirë se ne vetë. Gjithçka që kemi na është dhënë nga Zoti - kështu që ka shumë arsye për t'i qenë mirënjohës Atij.
Flisni me miqtë dhe me trajnerin tuaj se si mund të investoni në mbretërinë e Perëndisë!
Synimet e mia
Zot, për cilën nga këto tema dëshiron të më tregosh më shumë?
Vendosni synime për mënyrën se si do ta zbatoni atë që ju tregoi Perëndia sot. Kërkoni një trajner të mirë për t‘ju ndihmuar me këtë. Kërkoni dikë që është transparent, i mençur dhe jo vetëm që shet produkte financiare.
Pengesat më të mëdha në trajtimin e parave gjenden kryesisht në zemrat tona. Për t’u çliruar nga këto pengesa fletët e punës "Rrëfimi i mëkateve dhe pendesa" dhe "Të çlirohesh nga lentet e ngjyruara" janë të dobishme (fillo me pyetjen: "Zot, përmes çfarë lentesh i shoh paratë?")