download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.1

Rrëfimi i Mëkateve dhe Pendesa

Të dëgjosh një të vërtetë sfiduese është e vështirë, sidomos kur ajo e vërteta na shqetëson të gjithëve dhe ne më pas na duhet të ndryshojmë. Kryesisht, ne më saktë do të shikonim problemet në jetët e njerëyve të tjerë dhe të flasim rreth asaj që ato duhet të ndryshojnëë por nëse shohim ndershmërisht jetët tona, çdo ditë mund të gjejmë mendime, fjalë apo veprime që nuk janë të mira.

Në vend që të përballemi me të vërtetën, ne veprojmë në njërën prej tre mënyrave. Zakonisht reagojmë duke e injoruar problemin. Mbulojmë çdo të vërtetë dhe përpiqemi të fshehim mëkatin. Hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë ose sepse jemi shumë krenarë ose jemi të turpshëm.
Ose veprojmë duke u krahasuar me të tjerët dhe arrijmë në përfundimin se të tjerët nuk janë më të mirë se ne. "Nuk është dhe aq keq. Të gjithë njerëz jemi." Në fund, shfajësojmë veten duke fajësuar rrethanat apo të kaluarën dhe themi se nuk kishim zgjidhje tjetër.

Këto strategji janë një shfaqje e vetëkënaqësisë sonë dhe përpjekjeve tona për të shmangur turpin. Por në realitet ato na çojnë në thellësi të paudhësisë dhe krijojmë një rrjet gënjeshtrash për të parandaluar gjërat që të zbulohen. Ne jetojmë me frikën e së vërtetës e cila del në dritë. Njëkohësisht, ne e lejojmë ndërgjegjjen tonë të errësohet dhe prandaj shohim pak e më pak se sa shumë në të vërtetë po e lëndojmë veten dhe të tjerët.

Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën. (Fjalët e Urta 28:13)

Çfarë është mëkati?

Së pari, fjala "mëkat" përdoret në një kuptim të përgjithshëm për t'iu referuar një pushtet i cili po sundon mbi botën dhe mbi njerëzit. Për shkak të mëkatit ne jemi të ndarë nga Perëndia, por Ai po na ofron një rrugë për t'u çliruar nga ky pushtet e mëkatit. Nëse zgjedhim këtë rrugë, Ai do të na japë një jetë të re - ne shndërrohemi në "të rilindur".

Nëse nuk je i rilindur apo je i pasigurtë: Shfleto fletët e punës “Historia e Perëndisë” dhe “Pagëzimi” të cilat shpjegojnë procesin e të rilindurit në detaje.

Së dyti, fjala "mëkat" mund t'i referohet shklejeve të caktuara, individuale të urdhërimeve të Perëndisë. Vetëm Atij i takon e drejta të përkufizojë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Ai ka caktuar rregulla të cilët shërbejnë për vetë mbrojtjen tonë. Mëkat nuk është vetëm sjellja jonë gjithsesi. Veprimet tona në fakt burojnë nga mendimet dhe dëshirat tona. Jezusi e shpjegon këtë tek Mateu 5:27-28: Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: "Mos shkel kurorën. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet."

Perëndia dëshiron që ne të jemi të pësosur (Mateu 5:48). Kjo nënkupton jo vetëm shmangien e së keqes, por gjithashtu marrjen e përgjegjësisë të së bëri të mirën: “Ai, pra, që di të bëjë të mirën edhe nuk e bën, bën mëkat.” (Jakobit 4:17).
Për ta përmbledhur, mëkat janë të gjitha mendimet, fjalët dhe veprimet që janë në kundërshtim me standardin e Perëndisë.

Pasojat e mëkatit

Ne mund të mëkatojmë kundrejt vetes, kundrejt të tjerëve dhe kundrejt Perëndisë. Çdo mëkat kundrejt vetes dhe kundrejt të tjerëve është sheklja e ligjieve të Perëndisë në mënyrë se si ne duhet të sillemi me këta njerëz. Për këtë arsye është po ashtu automatikisht një mëkat kundrejt Perëndisë gjithashtu. Pasojat e mëkatit mund të jenë shumë apo pak të rënda, në varësi të faktit se kush ishte prekur: A ndodhi vetëm në mendimet e mija? A bëra një veprim dhe të tjerët duhet të vuajnë pasojat? Apo mos i kam përfshirë të tjerët në mënyrë aktive në mëkat?

Kur nuk bëjmë atë që Perëndia dëshiron, ne bëjmë atë që djalli dëshiron. Ai dëshiron gjithmonë të kundërtën e asaj që Perëndia dëshiron. Kur mëkatojmë, ne hapim një derë për djallin dhe i lejojmë atij të ndikojë në jetët tona. E thënë ndryshe: Mëkati gjithmonë sjell një mallkim (shembuj: dikush që gënjen bëhet i dyshimtë; lakmia na çon në pakënaqësi të vazhdueshme; ndjesia e fajit na paralizon). E vetmja mënyrë si të çlirohesh nga ai mallkim dhe ta mbyllësh atë derë është ta rrëfesh mëkatin dhe të largohesh plotësisht prej tij.

Pendesa hap pas hapi

Pray at the beginning: God, open my eyes to see my sin as you see it.

1. Njohja e mëkatit

Unë ndaloj së zvogëluari dhe arsyetuari problemin dhe bëhem në të vërtetë i sinqertë: Ajo çfarë bëra ishte e gabuar. Mëkati im gjithashtu nuk është diçka e vogël që mund të anashkalohet, por ka pasoja negative për mua dhe të tjerët. Tashmë marr përgjegjësi për këtë.

2. Rrëfimi i mëkatit

E pranoj mëkatin tim tek Perëndia dhe shpreh keqardhje. Nëse kam mëkatuar kundrejt njerëzve të tjerë, i rrëfej mëkatet e mia atyre gjithashtu. Kërkoj falje.

3. Bëj rregullime

Nëse të tjerët janë lënduar nga mëkati im, unë duhet të bëj gjithçka mundem për ta ndrrequr dëmin. Nëse unë shmang kryerjen e rregullimeve, është një shenjë që unë jam penduar për atë që kam bërë.

4. Mendon dhe vepron ndryshe

Pasi largohem nga mëkati, kthehem tek ajo çfarë Perëndia dëshiron. Hetoj mendjen dhe zakonet e mija dhe filloj të mendoj dhe të tjetoj sipas ideve të Tij. I kërkoj Atij ndihmë për ta bërë këtë.

Pyet në fund: A jam unë i sigurtë që Perëndia më ka falur për këtë mëkat?
Nëse përgjigjja është jo, atëherë kërko mbështetjen e një ndihmuesi.

Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. (1 Gjonit 1:9)

Më shumë këshilla

Remorse
If I try to omit a step it’s a sign that I don’t really regret all of what I did.
Përdorimi i përkrahjes së një ndihmuesi
Shpesh është e vështirë që me forcat tona të kalojmë përmes të gjithë hapave të nevojshëm të pendesës. Kur mëkati nuk është më sekret, ai e humbet fuqinë e tij. Ja përse Jakobit 5:16 na inkurajon që të mos i kalojmë këto hapa vetëm: “Rrëfejani fajet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.”
Ndërgjegjja jonë
Si një zë i brendshëm ndërgjegjja jonë mund të na paralajmërojë kur ne jemi gati të thyejmë një rregull. Është e ndërtuar nga mjedisi që na rrethon dhe nga ajo çfarë konsiderohet “e mira” dhe “e keqja”. Por jo domosdoshmërisht është në përputhje me standardet e Perëndisë. Kjo nënkupton që ne nuk mund të mbështetemi vetëm në ndërgjegjjen tonë. Shpeshherë ndërgjegjja jonë mund të na japë sinjale të rreme, në zona të tjera mund të jetë e errët dhe nuk na paralajmëron edhe nëse diçka është mëkat në sytë e Perëndisë. Ne duhet ta hetojmë me Perëndinë nëse Ai shikon diçka si mëkat dhe t’i lejojmë mendimet dhe emocionet tona të ndryshohen prej Tij në mënyrën e duhur.
Në ç’kontekst duhet ta rrëfej mëkatin?
Mëkati duhet t’i rrëfehet gjithmonë njerëzve që janë prekur prej tij dhe pasojave të tij. Nëse shumë njerëz janë prekur apo mëkati im po më shkualifikon nga roli im (për shembull si një drejtues), unë duhet ta rrëfej atë përballë çdokujt ose publikisht. Nëse kam mëkatuar kundrejt dikujt në mendimet e mia, unë duhet ta rrëfej mëkatin tek Perëndia dhe të mos e çoj tek personi tjetër. .
Nëse je i pasigurtë se cili kontekst është i përshtatshëm, pyet personin që po të ndihmon përgjatë këtij procesi.

Hetimi i vetes

Lexo Galatasve 5:19-21: Merr dy minuta kohë t'i bësh Perëndisë pyetjen e mëposhtme dhe mbaj shënime:

Perëndi, ku kam mëkatuar kundrejt Teje dhe kundrejt të tjerëve?

Zbatimi

Me cilat gjëra dëshiroj të merrem në fillim? Kush duhet të më ndihmojë në këtë?
Sqaro konkretisht se si do të vazhdosh!