Version: 2.2

Historia e Perëndisë (sakrifica e parë dhe e fundit)

Fillimi i përsosur

  • Perëndia krijoi botën dhe njerëzit e parë: Adamin dhe Evën (Havanë)
  • Ai i vendosi ata në një vend të përkryer: në Kopshtin e Edenit. Ata kishin liri të plotë për të ngrënë nga fryti i çdo peme, përveç një përjashtimi. Perëndia i paralajmëroi: „Në rast se hani nga ai fryt, do të vdisni!“
  • Gjithçka ishte e përsosur: s’kishte sëmundje, as vdekje, as turp dhe ishin në prezencën e Perëndisë.

Mëkati dhe turpi erdhi në botë

  • Satani (Djalli) erdhi tek Eva dhe e tundoi. Ajo dhe Adami hëngrën nga fruti i ndaluar.
  • Menjëherë ata u frikësuan dhe u turpëruan sepse panë që ishin lakuriq, kështu që u mbuluan me gjethe dhe u fshehën nga Perëndia.
  • Perëndia i dënoi për mosbindjen e tyre dhe i dëboi nga kopshti.
  • Interesante: Vetëm një mëkat “i vogël” çoi në një ndëshkim të madh, vdekje dhe një marrëdhënie e prishur me Perëndinë.

Një mbulesë për mëkatin dhe turpin: rroba të reja dhe një shpëtimtar të premtuar

  • Perëndia akoma i donte dhe u dha atyre rroba prej lëkure kafshe: Një kafshë duhej të vdiste për të mbuluar mëkatin dhe turpin e Adamit dhe Evës. Interesante apo jo?
  • Perëndia e dha këtë sakrificë të parë. Më vonë, profetë të tjerë ofruan sakrifica gjithashtu.
  • Perëndia premtoi që do të dërgonte një sakrificë të veçantë për ne për të na shpëtuar.
  • Profetë të tjerë dhanë detaje për ardhjen e këtij Shpëtimtari, “Mesias”: Ai do të mundte mëkatin dhe turpin dhe do të na tregonte se si t'i afrohemi përsëri Perëndisë.

Jezusi, Mesia (Shpëtimtari/Mesia)

  • Jezusi u lind nga një e virgjër, Maria. Ai quhej "Mesia" dhe "Fjala e Perëndisë".
  • Ai i donte njerëzit, nuk mëkatoi asnjëherë, nuk vrau asnjëherë askënd dhe nuk mblodhi pasuri.
  • Bëri mrekulli të mëdha: shëroi të sëmurët, dëboi demonët, ringjalli të vdekurit.
  • Ai na bëri thirrje që të largohemi nga mëkati dhe na mësoi se kush është Perëndia.

Qengji i Perëndisë - Sakrifica për ne

  • Kur profeti Gjon e pa Jezusin, tha,"Ja, ky është Qengji i Perëndisë!"
  • Interesante: Jezusi profetizoi: "Unë duhet të vdes, por do të ringjallem sërish."
  • Jezusi ishte i përkryer, por disa e refuzuan Atë. Ai nuk u bëri rezistencë dhe ata e arrestuan dhe e vranë. Jezusi vdiq si sakrifica e Perëndisë për ty dhe mua.
  • Por Perëndia e ringjalli pas tre ditësh, ashtu siç e kishte premtuar edhe Jezusi më parë!

Ne kemi nevojë për një sakrificë

  • Imagjinoni sikur dikush t'ju bëjë një videoklip me të gjitha mëkatet dhe turpin tënd, duke përfshirë të gjitha mendimet e tua të pista dhe të gjitha sekretet e tua. Si do ndiheshe sikur të gjitha të zbuloheshin dhe të tjerët ta shihnin videoklipin tënd?
  • Perëndia nuk i anashkalon gjëra të tilla dhe pasojat janë ndëshkim dhe vdekje.
  • Ne kemi nevojë për një sakrificë që të paguajë për mëkatin dhe të mbulojë turpin tonë. Kjo është ajo çfarë Jezusi na ofron.

Një jetë të re

  • Ne mund ta marrim këtë ofertë duke i besuar Jezusit. Kjo do të thotë që ne besojmë ato që Ai tha dhe i bindemi Atij: Ne e braktisim jetën tonë të vjetër dhe fillojmë të jetojmë siç Jezusi jetoi.
  • Kur ne e bëjmë këtë, Jezusi do të na pastrojë dhe do të rivendosë marrëdhënien tonë me Perëndinë.
  • Për këtë, Perëndia do të na japë Frymën e Tij. Kjo "Frymë e Shenjtë" është fuqia e Perëndisë për t'i rezistuar së keqes, për të na mësuar çfarë Perëndia dëshiron dhe do të na japë fuqi që të jetojmë si Jezusi.

Kjo është interesante, apo jo?

  • Adami dhe Eva u dënuan me vdekje edhe pse bënë vetëm një mëkat.
  • Perëndia ndërroi rrobat e tyre përmes një sakrifice.
  • Jezusi u quajt “Qengji i Perëndisë.” (Qengji përdoret si sakrificë.)
  • Jezusi profetizoi vdekjen e Tij.
  • Jezusi vdiq, por Perëndia e ringjalli pas tre ditësh, pikërisht siç Ai kishte thënë më përpara.
  • Jezusi u dërgua nga Perëndia si një sakrificë për ne.
  • Perëndia dëshiron të na japë ne Frymën e Tij.


Përgjigja ime ndaj sakrificës së Perëndisë

Perëndia e ka bërë pjesën e Tij. Tani është radha jote...

E kam pranuar unë ofertën e Tij?
□ Po □ Jo
A jam unë i sigurt që i përkas Jezusit?
□ Po □ Jo □I pasigurtë
A e kam braktisur unë mëkatin dhe rrugët e këqija?
□ Po □ Jo □Jo plotësisht
A jam i sigurtë që kam marrë Frymën e Shenjtë?
□ Po □ Jo □I pasigurtë


Çfarë po më pengon?

Çfarë nuk kam kuptuar? Ku jam i pasigurtë?



Të flas me Perëndinë: Hapat e mia të rradhës

Këtu kemi sugjerime për një bisedë me Perëndinë. Përmend gjithçka që ke në zemër dhe gjithçka dëshiron t'i tregosh Perëndisë. Nëse ndihesh i pasigurtë për gjëra të caktuara, mund t'ia thuash Perëndisë me sinqeritet. Përdor ndihmën e dikujt që ka përvojë në të folurit me Perëndinë.

Perëndi, cilat gjëra në jetën time nuk janë siç Ti dëshiron që ato të jenë? Nga cilat mëkate duhet të largohem?


Perëndi, të falënderoj që kam mundësi të flas me Ty. Kam kuptuar se nuk kam jetuar sipas vullnetit/dëshirës tënde. Më fal! Të lutem më fal që unë kam _______________ (shprehe atë që Perëndia të tregoi).
Jezus, të falënderoj që Ti dhe një rrugëzgjidhje dhe që Ti vdiqe për mua si një sakrificë. Unë jam gati të ndryshoj jetën time dhe të flak tutje gjithçka që Ti e quan mëkat. Unë dëshiroj të jetoj sipas dëshirës/vullnetit Tënd.
Frymë e Shenjtë, të lutem më ndihmo. Më pastro dhe më mbush.

Nëse këtë e thua nga thellësia e zemrës tënde, atëherë lejo ndihmën e dikujt për të të shpjeguar se si funksionon fillimi i kësaj jete të re.