Historia e Perëndisë (pesë gishtat)
Perëndia është i interesuar për ty
(Gishti i madh: Më e rëndësishmja)
- Perëndia na krijoi që ne të jetojmë në një marrëdhënie me Të.
- Ai po të jep ty një ofertë. Lind pyetja: Çfarë do të bësh ti me të?
2. Problemi: Ne nuk bëjmë atë që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë.
(Gishti tregues: Duke i drejtuar gishtin të tjerëve për t'i akuzuar dhe fajësuar, por problemi është tek ne)
- Ka një problem të madh në jetët tona: Mëkati.
- Çfarë është mëkati? Të vjedhësh, të gënjesh, të vrasësh... (shkelja e Dhjetë Urdhërimeve) është mëkat.
- Por standardi i Perëndisë është akoma dhe më i lartë:
- Të mendosh keqaz për një person tjetër është mëkat.
- Nëse ti e di gjënë e duhur që duhet bërë dhe nuk e bën, kjo është mëkat.
- Rrënja e mëkatit: Të mendosh se ne jemi më të ditur se Perëndia, duke e injoruar Atë dhe duke refuzuar dashurinë e Tij.
- Perëndia është i shenjtë dhe Ai dëshiron që ne të jemi të përsosur.
- Imagjinoni sikur dikush t'ju bëjë një videoklip me të gjitha mëkatet tuaja: me të gjitha veprat e tua të këqija, mendimet e pista dhe të gjitha situatat ku keni menduar se nuk ju sheh askush. Si do të ndiheshit nëse kjo do të dilte në dritë dhe të tjerët të mund ta shihnin videoklipin?
- Perëndia nuk i anashkalon këto gjëra por pasoja e mëkatit është ndëshkimi.
- Mëkatet tona na bëjnë që të jemi të lënduar, të vdekur frymërisht dhe të ndarë nga Perëndia.
3. Zgjidhja e Perëndisë: Jezus Krishti pagoi çmimin për mëkatin tonë
(Gishti i mesëm është gishti më i gjatë: Simbol për kryqin ku Jezusi vdiq)
- Si është e mundur që Perëndia të jetë plot me dashuri por gjithashtu të jetë gjykatësi i cili e ndëshkon mëkatin? Si ndodh kjo?
- Zgjidhja e veçantë e Perëndisë është Biri i Tij, Jezus Krishti.
- Ai erdhi në këtë botë, jetoi një jetë të përsosur dhe solli shërim për shumë njerëz.
- Armiqtë e tij e arrestuan, e rrahën dhe e vranë në kryq.
- Por pas tre ditësh ai u ringjall sërish në jetë!
- Ai mori mbi veten e Tij ndëshkimin që ne meritonim që ne të marrim falje!
- Histori ilustruese: Dy Binjakët (shih prapa)
4. Perëndia dëshiron një marrëdhënie me ne
(Gishti i unazës: Marrëdhënia me Perëndinë)
- Perëndia ka bërë çdo gjë në mënyrë që marrëdhënia jonë jofunksionale me Të të mund të restaurohet. Ai po të ofron një jetë të re, jetë të përjetshme me Të.
- Tani është rradha jote të vendosësh: A do ta pranosh ti ofertën e Tij?
- Por ne duhet të kuptojmë se ky vendim ka pasoja. Nënkupton që ti të lësh pas jetën tënde dhe të nisësh një jetë të re siç Jezusi jetoi.
- Ne e marrim këtë vendim duke u larguar nga mëkati dhe duke lejuar Jezusin të na pastrojë.
- Është njësoj sikur t'i thuash "Po" një martese. Kur thua "Po", Perëndia gjithashtu do të thotë "Po". Ai dëshiron të flasë me ty, të sigurojë për ty dhe të jetojë me ty!
5. Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë
(Gishti i vogël: Ka mundësi për rritje)
- Kur ne e pranojmë ofertën e Tij, Perëndia na mbush me Frymën e Tij.
- Ky "Frymë e Shenjtë" është si fuqi e Perëndisë për ty. Ai të tregon se çfarë të bësh, ndryshon dobësitë e tua dhe të ndihmon të jetosh si Jezusi.
- Gjithashtu, njerëz me Frymën e Shenjtë do të të mbështesin dhe do të të mësojnë ta kuptosh Perëndinë më mirë, në mënyrë që Ai të mund të të përdorë.
Dy Binjakët
Na ishin njëherë dy binjakë shumë të ngjashëm. Njëri prej tyre devijoi nga rruga e drejtë kur ishte adoleshent. Ai u bashkua me një bandë dhe nuk kishte më kontakte me familjen. Përfundimisht ai u bë një vrasës. Në një sulm, ai qëlloi një person që i doli përballë. Në gjykatë, ai pa vëllain e tij sërish për herë të parë pas shumë vitesh. Vëllai i tij ishte gjykatësi! “Sa mirë, është vëllai im!” mendoi ai, “ai prapseprap më do mua! Ai do të më nxjerrë nga këtu.”
Vëllai i tij, gjykatësi, dha dënimin – dënim me vdekje! Vëllai binjak ishte i inatosur. “Përse kaq i ashpër?!”, pyeti ai, “kjo nuk është të shprehurit dashuri!” Por gjykatësit iu desh t’i përmbahej ligjit për të përmbushur drejtësinë.
Binjkau i dënuar ishte ulur në qelinë e pritjes kur papritmas, në mes të natës, dera u hap. Ishte vëllai i tij binjak! Në fillim ai ishte i inatosur me të. “Përse më dënove me vdekje?!”, e pyeti ai.
“Më duhej ta bëja; Jam i drejtë. Por kam një ofertë për ty. Ne të dy jemi të njëjtë në dukje. Le të ndryshojmë rrobat. Unë do të qëndroj dhe ti mund të largohesh.”
“Ok, në rregull!” u shpreh binjaku dhe u largua nga burgu. Ai festoi gjatë gjithë natës sepse ishte shumë i lumtur. Mëngjesin tjetër ai u kujtua, “Prit pak, ekzekutimi ishte planifikuar në orën 9 këtë mëngjes.” Ai shkoi tek murret e burgut dhe papritmas dëgjoi një të shtënë! Ai kuptoi se vëllai i tij kishte marrë me të vërtetë dënimin e tij! Ai ishte krejtësisht i dëshpëruar. Ai shkoi tek shtëpia e të vëllait dhe gjeti një letër. Aty lexohej,
“Je i lirë. Unë mora ndëshkimin tënd. Dëshiroj që ti të jetosh jetën time këtej e tutje, të jesh i ndershëm dhe të kujtosh gjithmonë çfarë unë kam bërë për ty.”
Përgjigja ime ndaj sakrificës së Perëndisë
Perëndia e ka bërë pjesën e Tij. Tani është radha jote...
- A e pranova ofertën e Tij?
- □ Po □ Jo □ I pasigurt
- A jam i sigurt që e kam marrë jetën e përjetshme?
- □ Po □ Jo □ I pasigurt
- A jam larguar nga mëkati dhe rrugët e këqija?
- □ Po □ Jo □ Paksa
- A jam i sigurt që e kam marrë Frymë e Shenjtë?
- □ Po □ Jo □ I pasigurt
Çfarë po më pengon?
Çfarë nuk kuptova? Ku jam i pasigurt?
Të flas me Perëndinë: Hapat e mia të rradhës
Këtu do të gjeni sugjerime për një bisedë me Perëndinë. Shto çdo gjë që është në zemrën tënde dhe që dëshiron t'ia thuash Perëndisë. Nëse ndihesh i pasigurt për pika të caktuara, mund të jesh i sinqertë me Perëndinë. Përdor ndihmën e një personi tjetër që ka përvojë në të biseduarit me Perëndinë.
Perëndi, cilat gjëra në jetën time nuk janë siç Ti dëshiron që ato të jenë? Nga cilat mëkate duhet të largohem?
Perëndi, të falënderoj që kam mundësi të flas me Ty. Kam kuptuar se nuk kam jetuar sipas vullnetit/dëshirës tënde. Më fal! Të lutem më fal që unë kam _______________ (shprehe atë që Perëndia të tregoi).
Jezus, të falënderoj që Ti dhe një rrugëzgjidhje dhe që Ti vdiqe për mua si një sakrificë. Unë jam gati të ndryshoj jetën time dhe të flak tutje gjithçka që Ti e quan mëkat. Unë dëshiroj të jetoj sipas dëshirës/vullnetit Tënd.
Frymë e Shenjtë, të lutem më ndihmo në këtë. Më pastro dhe më mbush.
Nëse e thua kët nga thellësia e zemrës suaj atëherë lejo dikë që të shpjegojë sesi funksionon fillimi i një jete të re (shih fletën e punës “Pagëzimi”).