download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.2

Të dëgjuarit nga Perëndia

Other languages:
More information about Albanian

Perëndia dëshiron t’i flasë secilit prej nesh. Por a e dëgjojmë ne Atë apo jo, shpeshherë varet më shumë prej nesh se sa prej Tij: “A i kam kërkuar unë Perëndisë të flasë me mua?” “A po marr unë kohë që të dëgjoj prej Tij?” “A jam unë i gatshëm të bëj çfarë Ai thotë?” Këto janë kritere thelbësore për të dëgjuar nga Perëndia dhe për t’u bërë akoma dhe më i familjarizuar me shumë nga mënyrat me të cilat Ai flet.

Në këtë rast ne përdorim fjalën “të dëgjuarit”, por duhet të kemi parasysh që Perëndia është Frymë dhe përdor të gjitha shqisat tona për të komunikuar me ne. Kjo nënkupton që ne në fakt po e “kuptojmë” Perëndinë.

Çdokush mund të dëgjojë diçka nga Perëndia. Por për të dëgjuar rregullisht prej Tij dhe për të jetuar në marrëdhënie me Perëndinë, është e nevojshme që ne të jemi mbushur me Frymën e Shenjtë. Më pas, Ai jeton brenda nesh dhe formon të menduarit tonë dhe ndjenjat tona akoma dhe më shumë në mënyrë që ne të mund të kuptojmë më qartësisht çfarë Perëndia dëshiron të na thotë.

Nëse kemi ndjesinë që nuk po na vjen gjë prej Perëndisë, ka mundësi që ekziston një pengesë e cila bllokon komunikimin ndërmjet nesh dhe Perëndisë. Ky mund të jetë mëkat nga i cili duhet të heq dorë, një shpërqëndrim, ose një lëndim. Për të dëgjuar qartësisht nga Perëndia,ne duhet të flakim tutje çdo gjë që qëndron mes Tij dhe nesh.

Synimi është që ta njohim me të vërtetë Perëndinë dhe të jetojmë në marrëdhënie të ngushtë me të njësoj si me një mik të ngushtë.

Çfarë po më shpërqëndron nga të kuptuarit të Perëndisë? A ka sfera në jetën time ku nuk dëshiroj që të dëgjoj nga Perëndia? Përse?

{{{1}}}

Mënyra se si Perëndia na flet

Bibla

Bibla është si letra e Perëndisë e drejtuar të gjithëve neve dhe përmban të gjitha gjërat e rëndësishme që Perëndia dëshiron që ne t’i dimë (2 Timoteut 3:16). Gjithçka që Perëndia flet do të jetë në përputhje me Biblën.

Njerëz të tjerë

Është normale që Perëndia të flet përmes drejtuesve apo mentorëve/mësuesëve. Por si të gjithë vëllezërit dhe motrat në familjen e Perëndisë, Perëndia mund të na krijojë përshtypje për njëri-tjetrin. Dikush mund të të drejtohet ty dhe fjalët e tij mund të jenë në fakt nga Perëndia.

Mendime dhe përshtypje të brendshme

Kur Fryma e Shenjtë banon në ne, Ai formon mendimet tona dhe mund të na japë përshtypje në çdo moment. Kjo mund të ndodhë përmes ndërgjegjes sonë dhe përmes mendimeve tona që shfaqen dhe na rikujtojnë gjëra që Perëndia dëshiron. Ose mund të shohim diçka si një pikturë në syrin e mendjes sonë me anë të së cilës Perëndia dëshiron të na tregojë diçka (Veprat 10:10-11).

Ndodhi/Ngjarje

Perëndia na ka dhënë sy, veshë dhe një mendje për t’i përdorur. Ndonjëherë shohim dikë që duhet ta ndihmojmë. Ky mund të jetë Perëndia duke folur përmes ndërveprimit njerëzor njëri me tjetrin. Në situata të tilla ne së pari mund të vëzhgojmë dhe më pas të pyesim Perëndinë se cila është përgjegjësia jonë (Mateu 11:2-6; 27:54).

Ëndrrat

Perëndia mund të na flasë ndërsa jemi duke fjetur. Ne mund të mësojnë t’i interpretojmë ëndrrat për të kuptuar domethënien e tyre (Jobi 33:14-17; Zanafilla 40:1-41:10; Mateu 1:20).

Përmes cilit prej këtyre kanaleve më flet Perëndia shpesh? Si mund të mësoj më shumë në këtë fushë? Në cilën sferë tjetër dëshiroj të mësoj të kuptoj Perëndinë?

Tre zëra të ndryshëm

Në jetët tona ne dëgjojmë vazhdimisht mendime të ndryshme, kështu që na nevojitet të mësojmë sesi të dallojmë burimin prej nga vijnë: Nga Perëndia? Nga njerëzit (vetvetja dhe të tjerët)? Apo nga djalli?
Këto janë karakteristikat e zërave të ndryshëm:

Zëri i Perëndisë Zëri i njerëzve Zëri i djallit
  • inkurajues, plot me dashuri, i mirë, i përsosur (Romakëve 12:2)
  • është në përputhje me atë çfarë Bibla thotë
  • mund të jetë jo i mirëpritur: zbulon mëkatin, na sfidon
  • qëllimi: për të ndërtuar
  • udhëhiqen nga interesa vetjake (me ose pa dashje)
  • karakterizohen nga eksperienca personale: “për mua ishte kështu, dhe kështu duhet të jetë edhe për të tjerët”
  • frikësues, shkurajues
  • bie në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë/Biblën
  • krijon përçarje, grindje
  • qëllimi: të turpërojë, të fajësojë, të akuzojë, të shkatërrojë

Ushtrim: Zgjidh një situatë ku duhet të marrësh një vendim. Ndaji mendimet dhe zërat që lidhen me të sipas burimeve të tyre në tre kategoritë Perëndia, njerëzit, djalli.

Të dalluarit: Çfarë është nga Perëndia? (1 Thesalonikasve 5:19-21)

  • Çfarë thotë Bibla për këtë? Bibla është autoriteti më i rëndësishëm për të testuar diçka. Nëse diçka nuk përputhet me parimet e Perëndisë në Bibël, atëherë nuk është nga Perëndia.
  • Është i mirë? A është në përputhje me karakterin e Perëndisë?
  • Çfarë mendojnë të tjerë vëllezer dhe motra më të pjekur në besim? Nëse je i pasigurt, pyet drejtuesin ose mentorin/mësuesin tënd për këshillë.
  • How trustworthy is the source I got it from?

A jam unë në paqe me të? Paqja e mbinatyrshme e Perëndisë mund të na sjellë një siguri të brendshme për diçka. Po ashtu, edhe ankthi i vazhdueshëm mund të jetë një shenjë që unë duhet ta pyes më shumë Perëndinë për të marrë qartësi. Por ne nuk duhet të presim siguri 100%. Perëndia nuk dëshron që të na vë në dijeni për çdo detaj të jetës sonë – Ai na jep lirinë të bëjmë zgjedhje. Ai dëshiron që ne të ndërmarrim hapa më afër Tij duke i besuar Atij dhe duke marrë përgjegjësi për vendimet tona.

E rëndësishme: Janë disa pyetje ky është më e lehtë të dëgjosh përgjigjet e Perëndisë (Shembuj: “Perëndi, cilin duhet të fal?” “Ku shikon mëkat në jetën time dhe do që unë të pendohem?”)
Në lidhje me pyetjet e tjera është më e vështirë të dallosh zërin e Perëndisë (“Perëndi, me kë duhet të martohem?”), dhe për disa, Perëndia më shumë mundësi nuk do t’i përgjigjet në çast (Si do jenë 20 vitet e ardhshme të jetës sime?”)
Në shumë raste ne ngecim duke bërë shumë pyetje për të gjetur pse-në. Shpesh këto nuk janë të dobishme për jetët dhe rritjen tonë të menjëhershme. Ose ne nuk e përballojmë dot përgjigjen kështu që Perëndia nuk do na përgjigjet.

Cilat pyetje po i bëj unë Perëndisë? A janë ato pyetje të mira?

Dy ekstreme sesi të ndërveprosh me zërin e Perëndisë

Besimi/bindja: Perëndia nuk më flet. Çdo gjë që dëgjoj është nga Perëndia.
Tipike: "Mendimet e mia nuk janë mendimet e Perëndisë." "Perëndia thotë ... !"
"Nuk kam nevojë ta testoj këtë."
E vërteta: Fryma e Shenjtë banon në ty, ja përse shumë prej mendimeve të tua janë mendimet e Perëndisë! Ne akoma jemi qenie njerëzore dhe akoma bëjmë gabime, kështu që të gjithë ne e keqkuptojmë Perëndinë ndonjëherë.
Sugjerime: Supozo sikur shumë prej mendimeve të tua janë nga Perëndia. Gjithmonë fillo me "Mendoj se Perëndia thotë ..."

Në cilën anë të këtyre dy ekstremeve prirem të jem? Nga se vjen e gjitha kjo? Si mund të çlirohem nga kjo dhe të ndërveproj më zërin e Perëndisë në mënyrë më të shëndetshme?