Falja Hap pas Hapi: Shënime Trajnimi
Si ta japësh mësim fletën e punës “Falja Hap pas Hapi”
Kjo fletë pune është hartuar si për besimtarët ashtu dhe për jobesimtarët (kjo është arsyeja se përse nuk kemi vendosur referenca biblike). Fokusi i saj kryesor është të shpjegojë se si funksionon falja dhe si të falësh në mënyrë të plotë në mënyrë që lëndimi të mos mbetet më. Ne nuk diskutojmë se përse duhet të falim por në fakt, duke lexuar përmbajtjen, shumë njerëz motivohen të falin. Shumica e njerëzve përfitojnë nga teoria, por sigurisht qëllimi është që njerëzit ta zbatojnë atë dhe të përjetojnë fuqinë dhe lirinë e saj.
Skenare të mundshme zbatimi:
- Me një individ i cili e ka shprehur tashmë dëshirën se do të çlirohet nga lëndimet (rekomandojmë që së pari të lexosh fletën e punës me to, të paktën deri tek pesë hapat e faljes, në mënyrë që të kuptojnë në të vërtetë se çfarë kanë nevojë të bëjnë)
- Në grupe të vogla dhe në kisha në kushte shtëpie (fillimisht ti e plotëson fletën e punës dhe në mënyrë të përkryer mundesh më pas të udhëheqësh një person përgjatë procesit me të tjerët që e vëzhgojnë procesin)
- Aktivitete më të mëdha trajnimi nëpër kisha (sigurohu që të sjellësh mjaftueshëm trajnues që të udhëheqin njerëzit përgjatë procesit)
- Me grupe jobesimtarësh si një instrument për aktivitet ungjillizues
Sa më shumë që grupi të njihet me njëri-tjetrin dhe t’i besojnë njëri-tjetrit, aq më e lehtë është për njerëzit të jenë të hapur dhe të ndajnë se ku janë lënduar. Kjo nënkupton se është gjithmonë një ide e mirë që ta bësh trajnimin me grupe ekzistuese.
Çfarë nuk është falja
Duke qenë se hapsira është e kufizuar dhe ne dëshironim të fokusoheshim në një shpjegim pozitiv të faljes, ne nuk e kemi përfshirë këtë në fletën e punës. Por mund të jetë shumë e rëndësishme që ti të sqarosh keqkuptime rreth asaj se çfarë falja është, dhe nuk është, që i pengon njerëzit të falin.
- Falja nuk është njësoj si pajtimi. Pajtimi dhe rivendosja e marrëdhënies mund të mos jetë e mundur, për shembull, për shkak se personi tjetër nuk dëshiron ose tashmë nuk jeton më. Falja është gjithmonë e mundur. (Pajtimi është në thelb dy ose më shumë njerëz duke kërkuar falje dhe e falin njëri-tjetrin)
- Falja nuk është të harrosh. Të harruarit është i vështirë por pas faljes, dhimbja e kujtimit largohet.
- Të falësh nuk nënkupton që ti duhet t’i besosh personit tjetër në të njëjtën mënyrë si më parë. Vendosja e kufinjve të sigurtë pas faljes mund të jetë diçka e mençur (shih historinë ilustruese të kitarës më poshtë).
- Falja nuk nënkupton të pretendosh sikur nuk ka ndodhur asgjë.
- Falja nuk është të thuash "nuk është ndonjë gjë me rëndësi".
- Falja nuk nënkupton të jesh i dobët.
- Falja jo domosdoshmërisht nënkupton që duhet të ndërmarrësh hapa ligjore.
Historia ilustruese: Të japësh hua kitaren tënde
Imagjino sikur ke një kitare shumë të bukur dhe unë vij dhe të pyes, “A mund ta marr hua kitaren tënde për një ditë?” Ti përgjigjesh, “Patjetër, por të lutem përdore me kujdes.” Ditën tjetër unë të rikthej kitaren por tashmë ajo ka gërvishtje të mëdha dhe unë të them, “Epo gjëra të tilla ndodhin përderisa kam fëmijë. Prapseprap duket si më parë”. Ti je i inatosur dhe mërzitur. Por përfundimisht ti vendos të më falësh pasi të qenit i inatosur nuk të bën dobi.
Javën tjetër unë vij sërish, duke të të pyetur “A mund ta marr hua sërish kitaren tënde?”
Është kitarja jote edhe ti ke lirinë të ma japësh ose jo. Ti më ke falur, por meqenëse ke mësuar se unë nuk tregohem i kujdesshëm me kitaren tënde, me shumë mundësi do të vendosësh të mos ma japësh sërish!
Ta japësh mësim fletën e punës në mënyrën më efektive
- Jepu secilit një kopje të fletës së punës. Mund të japësh dy kopje së bashku me sfidën që duhet të mendojnë dhe të luten se me cilin mund ta ndajnë/bëjnë këtë. Nëse njerëzit kanë një tjetër gjuhë amtare, jepu atyre një fletë pune në gjuhën e tyre gjithashtu nëse kjo është e mundur.
- Bëj që pjesëmarrësit ta lexojnë më zë të lartë pasazh pas pasazhi. Ndalu pas çdo pasazhi (ose çdo moment) për të bërë pyetje dhe ndoshta për të dhënë këshilla dhe ilustrime.
- Ki parasysh kohën dhe sigurohu që të lësh mjaftueshëm kohë për të bërë pjesën e fundit “hetimi i vetës tënde”.
- Njerëzit do e mësojnë përmbajtjen më së miri nëse mund ta përjetojnë procesin vetë dhe nëse të paktën mund të të vëzhgojnë ty teksa ti drejton dikë tjetër përgjatë hapave të faljes. Kjo kërkon më shumë eksperiencë gjithsesi, sidomos kur bëhet fjalë për drejtimin e dikujt tjetër përgjatë procesit teksa një grup i tërë është duke të të parë. Bëje këtë vetëm nëse ndihesh i rehatshëm dhe e di se çfarë po bën! Kërkoji trajnerit tënd të të përgatisë.
Këshilla dhe ilustrime të dobishme: Hap pas hapi përgjatë fletës së punës
Pas pasazhit të parë (hyrja)
Është një ide e mirë të japësh një shembull të vogël pas pasazhit të parë. Për shembull: "Ti ndave një sekret personal me një mik të mirë. Por ai ka bërë thashetheme dhe e ndau me të tjerët. Ti je me të vërtetë i inatosur." Reagimi i parë (i gabuar): Ti ke ndjesinë “që nuk mund t’i besosh më atij” dhe ndalon së treguari të tjerëve gjëra të rëndësishme. Ti ndërton një mur mosbesimi rreth vetes si një mbrojtje por në fakt ti po e lëndon veten akoma më shumë teksa po vetëizolohesh. Reagimi i dytë (i gabuar): Ti dëshiron të hakmerresh, ta bësh të vuajë dhe të përjetojë se sa keq është në të vërtetë ajo çfarë ai bëri. Ti kërkon të hakmerresh por duke e bërë këtë, e gjen veten duke menduar vazhdimisht për këtë çështje dhe nuk je aspak i lirë. Ti gjithashtu përfundon duke mbledhur mëkat mbi veten.
Pas pasazhit të dytë (“Çfarë është falja?”)
Bëj pyetje dhe sqaroji të gjitha keqkuptimet. Mbase dëshiron të ndash disa nga pikat e pasazhit “Çfarë falja nuk është” (shih më sipër). Veçanërisht dallimi midis faljes dhe pajtimit është zakonisht diçka e re dhe e dobishme.
Pas pasazhit të tretë (“Hapat e faljes”)
Ndalu me kujdes pas çdo pasazhi dhe bëj pyetjen: “Cili prej këtyre pesë hapave është më i vështiri për ty?” Lejo që secili t’i përgjigjet pyetjes. Kjo ndihmon shumë për t’i bërë njerëzit të mendojnë se çfarë e gjitha kjo do të nënkuptonte për to personalisht. Është gjithashtu një ide e mirë të japësh një shembull të vogël dhe ti mund të rikthehesh tek ilustrimi i shkurtër në fillim:
- Unë kam ndarë diçka private me mikun tim dhe ai ua ka thënë të tjerëve pa lejen time.
- Unë jam shumë i inatosur. Dhe në fakt ishte diçka e sikletshme dhe unë ndihem i turpëruar pasi tani të tjerët janë në dijeni të saj.
- Ishte e gabuar nga ana e tij të bënte thashetheme dhe tua tregonte të tjerëve pa lejen time.
- Unë filloj të lutem: “Perëndi, unë vij para teje si gjykatësi dhe unë hedh akuzat kundër mikut tim: Ai bëri thashetheme dhe e ndau sekretin tim me të tjerët pa lejen time. Jam vërtet i inatosur tani dhe ndihem gjithashtu i turpëruar.
- Tani lutem: “Në rregull Perëndi, unë e dorëzoj të gjithë çëshjen në duart e tua dhe çlirohem prej saj. Unë nuk do e gjykoj më atë. Unë e fal mikun tim.”
Pas pasazhit të katërt (“Të sjellësh akuza padrejtësie tek Perëndia”)
Shumica e besimtarëve nuk kanë biseduar kurrë me Perëndinë në këtë mënyrë dhe për to mund të tingëllojë si e çuditshme. Mund të përdorësh pikët e mëposhtme: Nëse unë të pyes, “A beson ti se Perëndia është gjykatësi?” shumica do binin dakord. Por nëse të pyes, “Çfarë nënkupton kjo në jetën tënde?” me siguri nuk do të thuash një përgjigje më tepër se kjo “Po ja, një ditë pasi unë të vdes, unë do të qëndroj para Tij dhe Ai do të më gjykojë mua?!” Kjo është e saktë, por fakti se Perëndia është një gjykatës nënkupton akoma dhe më shumë! Ky këtu është zbatimi praktik: Ne kemi të drejtën të sjellim akuza padrejtësie tek Perëndia dhe të ndërveprojmë me të në rolin e Tij të gjykatësit. Nëse nuk e kemi bërë kurrë këtë, mbase kjo nënkupton se ne kurrë nuk e kemi kuptuar plotësisht këtë aspekt të Perëndisë.
Pas pasazhit të pestë (“Më shumë këshilla”)
Shpjegime të mundshme rreth këtyre këshillave:
- Përdorimi i ndihmës së një trajnuesi
- Problemi në këtë rast është se shumë njerëz nuk janë trajnues të mirë. Tre përgjigjet e zakonshme të një trajnuesi jo të mirë:
- Ti tregon se çfarë ndodhi dhe se çfarë bëre dhe ato fillojnë të gjykojnë: “Çfarë?! Ti e bëre këtë?! Kjo ishte diçka skandaloze!”
→ Në rregull, të falënderoj por unë nuk do të vazhdoj të ndaj me ty nga jeta ime. - Ti tregon, për shembull se si je lënduar nga ish e dashura. Ato fillojnë të ndajnë historinë e tyre të ngjashme se si u lënduan nga ish e dashura e tyre, ndoshta duke bërë një koment si ky “Epo tani, kështu ndodh gjithmonë me vajzat.”
→ Në fakt, kjo nuk është e dobishme fare për mua. Kjo i bën gjërat akoma më keq. - Ato fillojnë dhe tregojnë dhembshuri: “Kjo është shumë e vështirë, ajo çfarë ti ke përjetuar. Më vjen shumë keq, kjo duhet të ketë qenë traumatizuese. Eja, më lër të të përqafoj. Kjo është shumë e vështirë.”
→ Dakord, pak dhembshuri është e mirë, por ajo e vetme nuk ndihmon dikë që të çlirohet nga lëndimi.
- Një trajnues i mirë është dëgjues aktiv, nuk gjykon por me kujdes të ndihmon teksa përshkon këto hapa dhe hyn në marrëdhënie me Perëndinë në mënyrë që të jesh i lirë (shiko fletën e punës "Roli i Trajnuesit").
- Mëkati ynë vetjak
- Ti mund të ndash një histori personale se si kjo pikë ngjason në jetën tënde.
- Ngulmimi tek falja
- Është ide shumë e mirë të ndash diçka si historia ilustruese “diplomimi”:
- Ti po përfundon shkollën dhe diplomimi po afron. U tregon prindërve të tu për të dhe i fton ato. Babai yt përgjigjet “Sigurisht, ne do të vijmë!”
Në ditën e diplomimit të gjithë janë të përgatitur dhe janë prezent: të gjithë miqtë e tu dhe prindërit e tyre. Por kush nuk po duket gjëkundi? Babai yt. Ti je me të vërtetë i mërzitur dhe i lënduar. Më vonë vendos që do të jesh i lirë nga të gjitha këto ndjenja dhe e fal babanë përmes ndjekjes së hapave të faljes.
Por më vonë, kupton se kjo në fakt është një sjellje e zakonshme për babain tënd: Ai premton diçka dhe më pas nuk i qëndron besnik. Kur me të vërtetë ti kishe nevojë për të, ai ishte i zënë. Tani ti e ke falur atë që nuk erdhi tek diplomimi por ka situata të tjera të ngjashme. Për të qenë i lirë nga këto lëndime, ti ke nevojë të përshkosh hapat e faljes sërish dhe ta falësh atë për herët e tjera që ai ka mëkatuar kundër teje me këtë sjellje mëkatare.
Pas pjesës së fundit (“Shqyrtimi i vetes”)
Sqaro çdo pyetje dhe më pas shko në lutje. Një ide e mirë është se ti mund të lutesh me zë të lartë dhe më pas merr dy minuta kohë në heshtje ku mund t’i bësh Perëndisë këto pyetje. Nëse është e mundur, lejoji njerëzit që të mbajnë shënime personale se cilin person kanë nevojë të falin.
Kur dy minutat të kenë mbaruar, me mirësjellje kërko që secili të ndajë (për sa dëshirë kanë) atë çfarë Perëndia u ka treguar atyre. Shumë njerëz do të kenë një listë njerëzish të cilët duhet t’i falin. Ndihmoji ato që të fillojnë duke i pyetur se ku dëshirojnë të fillojnë. Ne ju rekomandojmë që t’ia filloni me një çështje të vogël. Sa më shumë të mësojnë se si të falin, dhe të kenë përvojë në të kryerit të saj, aq më e lehtë do të bëhet për ta.
Nëse planifikon që të drejtosh dikë përgjatë procesit të faljes përballë të tjerëve, sigurohu që t’i dëgjosh me kujdes dhe lutu për të zbuluar se kush mundet apo duhet të drejtojë (shiko kriteret e mëposhtme: A është duke dëgjuar ai person qartësisht nga Perëndia? A është tashmë e gjithë situata e sqaruar në mënyrë të drejtë dhe jo një lëndim i madh? Është vërtet që askush nuk e njeh personin përgjegjës?)