download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.0

Shërimi

Kur Perëndia krijoi qielin dhe tokën, nuk ekzistonin as vdekja dhe as sëmundjet. Megjithatë, që kur njerëzit u rebeluan kundër Perëndisë për të parën herë, ne kemi patur sëmundje në botë. Ne nuk jemi krijuar kështu në fillim dhe si rrjedhim për shkak të dashurisë së Tij për ne, Perëndia dëshiron të shërojë dhe të ripërtërijë njerëzit. Për këtë Ai kishte një plan personal, i cili ishte dërgimi i një shpëtimtari. Për atë shpëtimtar Bibla thotë kështu: “Ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar” (Isaia 53:5).

Ky shpëtimtar është Jezusi, Mesia. Kur Ai ishte në tokë, Jezusi shëroi shumë njerëz (shembull: Luka 5:17-26). Sipas planit të Perëndisë, Jezusi vdiq në kryq për ne si një sakrificë dhe u ringjall sërish që ne të mund të kemi jetë të re. Ai nuk ndodhet më në tokë, Ai është po i njëjti dhe vazhdon ta ketë fuqinë për të shëruar njerëz dhe për t’i çliruar ato. Ai na thërret ta ndjekim Atë dhe t’i bindemi asaj çfarë Ai tha. Kjo është gjëja më e rëndësishme në sytë e Perëndisë, që ne marrim vendimin për të pranuar ofertën e Tij dhe marrim shërim emocional dhe frymëror.

Jezusi i bën thirrje ndjekësve të Tij të luten për të sëmurët dhe u jep atyre fuqinë për ta bërë këtë. “Një ditë Jezusi i thirri së bashku dishepujt e tij dhe u dha atyre fuqi dhe pushtet të dëbonin demonët dhe të shëronin të gjitha sëmundjet. Më pasi i dërgoi të predikonin Mbretërinë e Perëndisë dhe të shëronin të sëmurët.” (Luka 9:1-2)

Si të lutesh (hyrje)

  • Fillimisht, pyete personin: “Çfarë është pikërisht problemi? Për çfarë mund të lutem për ty?”
    Pyet gjithashtu “A ke ndonjë dhimbje apo lëndime në këtë moment?” (në mënyrë që pas lutjes të mund të zbulosh nëse diçka ndryshuar)
  • Shpjego që do të bësh një lutje të shkurtër në emrin e Jezusit dhe do të vësh duart mbi të. Kërkoji leje për këtë.
  • Vër dorën tënde (ose të dyja duart) mbi të në një mënyrë të përshtatshme.
  • Kur je duke u lutur, përmend specifikisht dhimbjen ose gjymtyrën e trupit etj.
  • Gjatë lutjes, mbaji sytë hapur në mënyrë që të shohësh nëse diçka ndodh.
  • Lutu shkurt dhe në mënyrë të drejpërdrejtë. Një fjali si kjo “Dhimbje, largohu në emrin e Jezusit! Amen.” është e mjaftueshme.
  • Pas lutjes, pyete personin: “A ndjetë diçka? Në ç’gjendje është dhimbja tani?”
    Mund të përdorësh një shkallë matëse si kjo: “Në një shkallë nga 0 (nuk ka fare dhimbje) deri në 10 (dhimbje të mëdha), Si ishte më parë? Si është tani?”
    Nëse kanë pasur lëndime, pyeti sërish që të përpiqen të shikojnë nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim.
  • Ji i gatshëm të vazhdosh të lutesh. Shpesh shërimi vjen hap pas hapi ose pas disa herë lutjeje.
  • Kur personi merr shërim: Jepini falënderime Jezusit së bashku!

Vini re:

  • Të lutesh “në emrin e Jezusit” nuk nënkupton të përdorësh një formluë magjike. Nënkupton t’i japësh Jezusit nder për atë që Ai po bën dhe për të siguruar që personat e përfshirë do e njohin më pas se kush e realizoi shërimin.
  • Të paktën një person i përfshirë duhet të ketë besim në Jezusin, duke besuar se Ai mund të sjellë shërim. Besimi është si një muskul: Sa më shumë ta përdorësh dhe ta stërvisësh, aq më i fortë bëhet. Nëse ende ndihesh akoma i stërmunduar nga një problem i caktuar, ji i gatshëm të lutesh në një kohë tjetër së bashku me të tjerë që kanë më shumë eksperiencë në të luturit për shërim.
  • Lejoi që njerëzit të përdorin me kujdes kur përpiqen të përdorin trupin e tyre, meqenëse ata e njohin më së miri trupin e tyre. Nëse një mjek të jep një mjekim, doktori duhet të konfirmojë shërimin dhe duhet të jetë ai që jep urdhër për ndërprerjen e marrjes së mjekimit.

Kur shërimi duket sikur nuk po vjen...

Shërimi apo ndryshimi nuk ndodh menjëherë pas lutjes, të paktën jo në mënyrë të dukshme. Kjo mund të ketë arsye të ndryshme:
Mosfalja, mëkati (Jakobit 5:15-16), të ngrënit të pashëndetshëm, moskujdesim i mirë për trupin, kontroll apo sulme demonike, mungesa jonë e besimit (Mateu 17:14-21), etj. Ose thjesht mund të ndodhë për faktin se Perëndia ka një kohë tjetër (Gjoni 11).

Në shumicën e këtyre rasteve, problemi kryesor që personi të tregoi nuk është në fakt problemi kryesor. Në thelb, ka të bëjë me gjetjen e shkakut të vërtetë që fshihet pas simptomave për të qenë në gjendje t’i trajtosh. Përdor këto katër lutje të mëposhtme për këtë:

Katër lutje të dobishme

  1. "Perëndi, bëj në këtë situatë atë çfarë të përlëvdon ty më shumë."
  2. "Të lutem më trego çfarë dëshiron të më mësosh këtë herë."
  3. "Të lutem zbulo shkakun/ose qëllimin e kësaj sëmundjeje."
  4. "Perëndi, çfarë duhet të bëj si hap të rradhës?"

Pyete personin e sëmurë nëse i ka ardhur diçka në mendje. Kur Perëndia i zbulon diçka atyre ose ty, merru me atë gjë së pari.

Lidhja ndërmjet trupit dhe shpirtit

Shpirti ynë njofton trupin tonë kur diçka nuk shkon mirë. Për këtë arsye, problemet fizike mund të kenë shkakun e tyre në jetën tonë të brendshme dhe si të tilla janë vetëm simptoma të problemit të vërtetë.

Në këtë rast, lutja për shërim fizik ka dobi vetëm pak. Si fillim mund të ketë përmirësim, por simptomat do të shfaqen sërish pas një kohe të shkurtër. Këtu ne duhet të merremi më problemin shpirtëror dhe sapo ta kemi bërë këtë, simptomat fizike do të largohen hap pas hapi.
Lloji i sëmundjes shpesh jep informacion për problemin shpirtëror.

Shembull dhimbja e qafës/zverkut
Një barrë e gabuar po lëshon peshën e saj mbi muan dhe/ose unë po mbaj barrat e të tjerëve të cilat s'kam përse ta bëj (shiko Mateu 11:30).

Por mos bëj asnjëherë një gjykim të nxituar – gjithmonë ji i kujdesshëm të dëgjosh Frymën e Shenjtë dhe të ndërveprosh me personin tjetër me dashuri dhe një dëshirë për të mirën e tyre!