Struktura e Takimit Trajnues
Sigurohu që të takohesh me grupin tënd rregullisht çdo javë ose njëherë në dy javë. Merr kohë për përgatitje për çdo takim, lutu për çdo person dhe kërkoji Perëndisë të të tregojë se çfarë do Ai që të thuash në takimin e ardhshëm të grupit.
Është një ndihmë e madhe të vendosh në mes diagramën e procesit të tre të tretave në mënyrë që ta ndjekësh atë. Shpjego pse e bën një gjë të tille duke sqaruar tre urdhërimet më të rëndësishme.
Për një takim trajnimi është mirë që të planifikosh dy orë kohë dhe intervalet kohore më poshtë janë bazuar në kohën totale prej dy orësh. Por, nëse është e nevojshme mund ta bësh edhe në më pak kohë dhe ndoshta të heqësh ato që nuk janë-pjesët me të zeza. Ne të dyja rastet është e rëndësishme të shikosh orën, në mënyrë që të kesh kohë mjaftueshëm për secilën pjesë, dhe çdo pjese të merr afërsisht një të tretën e kohës.
E treta e parë: Duaji njerëzit
Duke ndarë me njëri-tjetrin, duke vlerësuar, duke zgjidhur probleme dhe duke mbështetur njëri-tjetrin (afërsisht 40 minuta)
15 minuta | 1. Si je? (Përkujdesje pastorale): Merr kohë për të dëgjuar se çfarë po ndodh në jetën e secilit person. Kur dikush tregon për nevoja specifike, merr kohë për të planifikuar se si të ndihmosh praktikisht dhe lutu për këtë çështje. |
15 minuta | 2. Llogaridhënia Pyet çdo person që të ndajë se sa mirë i ka arritur objektivat që vendosi herën e fundit. Si alternativë mund të bësh edhe dy pyetjet e mëposhtme të bazuara tek Mateu 4:19: Peshkimi: si ke folur me të tjerët për Perëndinë javën e kaluar? |
10 minuta | 3. Vizioni: Të përcjellësh vizionin do të thotë të japësh një pamje të qartë se çfarë është e mundur për Perëndinë dhe se çfarë potenciali shikon Ai në secilin. Inkurajoi të zbatojnë ato që kanë mësuar dhe jepu motivim dhe drejtim për procesin e trajnimit. E thënë në mënyrë figurative, fokusi i syve tanë lëviz shumë shpejt poshtë tek këmbët tona dhe tek pluhuri dhe gurët direkt përpara nesh. Në këtë pjesë, ngrije fokusin lart, para perspektivës së Perëndisë dhe se si mund të jenë hapat e ardhshëm. Ti mund të përdorësh shenjuesët për përcjelljen e vizionit nga të tjerët, ose mund të ndash vizionin tënd për atë grup specifik. Sipas mundësisë, ji krijues dhe përdor mjetet mediale apo mjete të tjera që idetë e tua të fiksohen. |
E treta e dytë: Të duash Perëndinë
Të rritemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë (afërsisht 40 minuta)
15 minuta | 4. Adhurimi: Lavdëro Perëndinë dhe shprehi mirënjohjen tënde dhe adhurimin ndaj Tij – me apo pa muzikë. Është e rëndësishme që të tregosh mjete të thjeshta se si mund të drejtosh adhurimin (p.sh. adhurim acappella, përdor youtube apo këngë adhurimi të tjera të inçizuara, lexo një psalm dhe falendero i frymëzuar nga ai, ...) |
25 Minuta | 5. Mësimi: Jep mësimin dhe sqaro pyetjet që ata kanë. Ose mund të lexoni një pasazh nga Bibla së bashku dhe të pyesni se çfarë mësoni nga ai (Mund të përdorni pyetje studimi për të zbuluar Biblën). Sigurohu që kjo pjesë të mos bëhet shumë e gjatë duke i marrë kohë pjesës së praktikës. |
E treta e tretë: Bërja e dishepujve
Përgatitje për zbatim dhe shumëfishim (afërsisht 40 minuta)
25 minuta | 6. Praktikë: Në rast se mësimi ka një zbatim specifik, bëje në këtë pjesë (Historia jote: shkruaje tani; Lutja: praktiko llojet e ndryshme të lutjes etj.). Ose, ti mund t'i lësh ata të praktikojnë këtë mësim duke mësuar të tjerët në grupe me nga dy veta. Qëllimi është që të gjithë të përvetësojnë përmbajtjen e mësimeve dhe të jenë në gjendje të trajnojnë të tjerët për to. |
5 minuta | 7. Vendosja e objektivave: Jepu kohë të gjithëve të mendojnë, të luten dhe të vendosin objektiva personale. Pastaj, të gjithë ndajnë objektivat e tyre në grup. |
10 minuta | 8. Lutja: Lutuni për njëri-tjetrin: për fuqi nga Perëndia, që të zbatoni ato që keni mësuar, për drejtimin e Frymës së Shenjtë, për çështjet personale, … Mund të luteni në grup ose mund të ndaheni në grupe më të vogla. |
Pjesët me të zeza
Tek diagrama e procesit të tre të tretave disa pjesë janë bërë me të zezë të trashë: llogaridhënia, vizioni, praktika, vendosja e objektivave dhe lutja. Këto janë ato pjesët thelbësore, të cilat ti nuk duhet t'i heqësh kurrë, sepse ato janë thelbësore në rast se do që të shikosh grupe shumëfishuese dhe dishepuj që bëjnë dishepuj që bëjnë dishepuj që bëjnë dishepuj...
Në rast se nuk ke kohë, mund të heqësh disa nga pjesët që nuk janë me të zeza. Mund të të duket e çuditshme, por mund të heqësh edhe pjesën e mësimit! Mund të praktikosh një mësim të herës së kaluar në mënyrë që të gjithë ta zotërojnë akoma më mirë.