download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 2.0

Kisha

Kisha si një familje

Family.png

Kur ne e pranojmë ofertën e Perëndisë dhe jemi të rilindur, ne bëhemi pjesëtarë të familjes së Perëndisë. Çdo fëmijë frymëror ka nevojë për një familje frymërore. Perëndia është Ati ynë qiellor dhe si ndjekës të Jezusit, ne jemi si vëllezër dhe motra. Familja nënkupton një vend të sigurtë për t'u rritur dhe për të mësuar se kush ne jemi si fëmijë të Perëndisë. Familja ofron përkujdesje dhe ne mësojmë si të jetojmë në marrëdhënie me të tjerët.

Kisha si një trup

Body.png

Ne jemi trupi i Jezusit - kështu e përshkruan Dhiata e Re marrëdhënien ndërmjet Jezusit dhe ndjekësve të Tij. Një trup nënkupton se çdokush është një pjesë dhe ka një rol të caktuar. Jezusi është kreu; ne duhet të jemi të lidhur me Të në mënyrë që Ai të organizojë gjithçka dhe të na drejtojë. Supozohet që ne të funksionojmë së bashku njësoj siç funksionon një turp. Në këtë mënyrë ne shëmbëllejmë Jezusin dhe Ai mund të punojë përmes nesh.

Kisha si një skuadër

Team.png

Një skuadër është një grup njerëzish të cilët vendosin të punojnë së bashku për një vizion të përbashkët. Ato trajnohen së bashku dhe bëjnë ç'është e nevojshme për t'ia arritur qëllimit. Jezusi dëshiron që kisha e Tij të jetë e bashkuar në Mbretërinë e Tij. Ai na tregon se me cilin mund të ndërtojmë skuadrën dhe se kush duhet të na trajnojë.

Prandaj është e qartë se "kisha" nuk është një ndërtesë, por një grup ndjekësish të Jezusit. Kisha mund të mblidhet kudo: në parqe, shkolla, kafene, ndërtesa kishash, zyra, në shtëpi ose online (virtualisht).

Si shfaqen në jetën tënde tre imazhet e kishës (si një familje, si një trup, si një skuadër)?

Kisha në Librin e Veprave të Apostujve

Në Dhiatën e Re, fjala “kishë” përdoret në tre mënyrë të ndryshme:

  1. Të gjithë ndjekësit e Jezusit në botë (“trupi global i Krishtit”)
  2. Të gjithë ndjekësit e Jezusit në një qytet/një rajon
    Shembull: “kisha në Jeruzalem” (Veprat 11:22)
  3. Një grup ndjekësish të Jezusit të cilët mblidhen rregullisht së bashku
    Shembull: “kisha në shtëpinë e Prishilës dhe Akuilës” (Romakëve 16:5)

Këtu shohim kuptimin e katërt. Cilat elementë përbëjnë një kishë të caktuar?

Lexo Veprat 2:37-47.

Elementët e kishës

Pagëzimi

Fjala “pagëzim” do të thotë “të zhytesh” njësoj sikur për të pastruar apo për të larë. Njësoj siç Jezusi u pagëzua, ne bashkohemi me Të duke pagëzuar veten. Jezusi i urdhëroi ndjekësit e Tij:
“... pagëzojini në emër të Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë.” (Mateu 28:19)

Lexo sërish Veprat 2:38, dhe shiko si vargu e shpjegon këtë dhe tregon elementët kryesore e të "lindurit sërish":
Ne pendohemi dhe e varrosim jetën tonë të vjetër. Në atë mënyrë që Jezusi u varros dhe më pas u ngjall sërish në jetë, ne futemi në ujë në pagëzim dhe dalim jashtë ujit me një jetë të re (Romakëve 6:1-11). Më pas në familjen tonë të re ne fillojmë një jetë krejtësisht të re të udhëhequr nga shembulli i Jezusit dhe të mbushur me Frymën e Shenjtë. (Shih faqen/seksionin “Pagëzimi” për më shumë detaje).

Darka e Zotit

Jezusi e caktoi Darkën e Zotit në mënyrë që ne të mund të kujtojmë vdekjen e Tij dhe derdhjen e gjakut të Tij për mëkatet tona (Luka 22:15-20). Ne marrim kohë të reflektojmë çfarë Jezusi bëri për ne dhe jemi falënderues. Kur e marrim Darkën e Zotit, ne duhet të shqyrtojmë veprimet tona dhe të rrëfejmë mëkatet tona (1 e Korintasve 11:23-29, shih gjithashtu faqen/seksionin “ Rrëfimi i Mëkateve dhe Pendesa”).

Besëlidhja

Një grup njerëzish që janë pagëzuar tani vendos të ndjekë Jezusin së bashku. Ato bëjnë një besëlidhje me njëri-tjetrin, fillojnë dhe e shohin veten si një kishë dhe zotohen që së bashku të bëjnë vullnetin e Perëndisë.

Drejtuesit

Kishat e shëndetshme kanë drejtues të cilët kujdesen për të tjerët dhe i ndihmojnë ata të bëjnë vullnetin e Perëndisë në çdo sferë të jetës së tyre.

Të dhënit

Ofertat falënderuese ndaj Perëndisë janë vepra adhurimi. Ne i ofrojmë flijime/sakrifica Perëndisë në shumë sfera të jetës tonë, p.sh. me kohën dhe aftësitë tona. Perëndia na ka kërkuar gjithashtu që një pjesë të financave t'ia japim Atij. Kjo është një mënyrë e rëndësishme për të dhënë në familjen e Perëndisë - mbretërinë e Tij globale, rajonale dhe lokale.

Adhurim

Ne adhurojmë Perëndinë dhe jemi në praninë e Tij.

Bashkësia

Ne përkujdesemi me dashuri për njëri-tjetrin dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për njëri-tjetrin.

Lutja

Së bashku ne flasim me Perëndinë.

Trajnim/Mësim

Ne lexojmë Biblën dhe mësojmë njëri-tjetrin t'i bindemi Perëndisë në jetën e përditshme.

Shumëfishimi

Ne ndajmë ungjillin dhe bëjmë dishepuj me fuqinë e Frymës së Shenjtë.



Si një grup merrni kohë dhe vlerësoni: Cilat prej këtyre elementëve zotëroni në grupin tuaj?

Cilat janë hapat tuaja të rradhës për t'iu përafruar qëllimit të Perëndisë për kishën? (Çfarë keni nevojë të shtoni? Ku keni nevojë që ta përdorni kohën ndryshe? etj.)