Roli i një Ndihmësi në Lutje
Të drejtosh të tjerët në një bisedë me Perëndinë
Kur lëndohemi apo mbajmë mbi veten tonë barrë nga e kaluara jonë, kjo ndikon marrëdhënien tonë me Perëndinë. Shpesh nuk jemi të vetëdijshëm sesi këto gjëra lidhen së bashku – ne vetëm kuptojmë se shpeshherë ngecim, se mendimet tona janë shpesh negative ose që ne rrëzohemi herë pas here në të njëjtin mëkat. Për t'i shkuar problemit në rrënjë, është shumë e dobishme të kesh ndihmën e dikujt me eksperiencën e duhur dhe një perspektivë të qartë të “jashtme”. Ato mund të na drejtojnë në mënyrë që ne t’i bëjmë Perëndisë pyetjet e duhura dhe ta ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’u bërë të lirë.
Kur ne vetë i kemi pastruar jetët tona dhe kemi përjetuar liri me ndihmën e dikujt tjetër, një hap i rradhës është të mësojmë sesi të drejtojmë të tjerët në një bisedë me Perëndinë në mënyrë që ne gjithashtu të mund t’i ndihmojmë të tjerët të bëhen të lirë!
Perëndia dëshiron të shërojë dhe të çlirojë njerëz. Si ndihmës, është përgjegjësia jonë që të drejtojmë personin tjetër në një takim me Perëndinë në mënyrë që kjo të ndodhë. Fryma e Shenjtë ka rolin kryesor – ne bashkëpunojmë me Frymëne Shenjtë duke ndjekur drejtimin e Tij. Kjo nënkupton që ne të dëgjojmë Frymën e Shenjtë dhe ta ndihmojmë personin tjetër të komunikojë sa më mirë të jetë e mundur me Të. Ne e bëjmë këtë duke sugjeruar pyetje që ato mund t’ia drejtojnë Perëndisë. Po ashtu ne i ndihmojmë ne dyfusha:
- duke kuptuar çfarë Fryma e Shenjtë dëshiron t'u zbulojë atyre
- duke i drejtuar në marrjen e hapave të treguara nga Fryma e Shenjtë
Marrëdhënia me Perëndinë është çelësi
Perëndia | ||
Ti (ndihmësi) | Personi tjetër |
Qëllimi kryesor i çdo kohe lutjeje është forcimi i marrëdhënies ndërmjet personit tjetër dhe Perëndisë. Ja përse tregohet si më i forti në diagramë. Ne gjithmonë besojmë se Perëndia dëshiron të flasë me to dhe themi se ato mund të dëgjojnë zërin e Perëndisë. Së bashku me Të ne i drejtojmë në identifikimin e pengesave dhe në heqjen e tyre.
Për këtë është e nevojshme që të kemi marrëdhënie të duhur me Perëndinë dhe që ne, si ndihmës, të jemi vazhdimisht në kontakt me Perëndinë përgjatë kohës së lutjes. Në këtë mënyrë, ne mund të veprojmë së bashku me Perëndinë sa më ngushtë të jetë e mundur dhe ta drejtojmë personin tjetër në liri.
Në marrëdhënien tonë me personin që po ndihmojmë është e rëndësishme që të kenë besim në ne dhe të na lejojnë që t’i drejtojmë. Por kjo marrëdhënie nuk duhet të jetë fokusi ynë kryesor në një kohë lutjeje. Kjo nënkupton se në kohën tonë të lutjes së bashku, ne flasim pak me njëri-tjetrin. Më saktë ne i lëmë ato të flasin me Perëndinë rreth çështjeve dhe i lëmë t’i bëjnë Perëndisë pyetjet e duhura. Ai i di rrënjët dhe është Ai që shëron dhe jep liri.
A jam unë gati për rolin e një ndihmësi?
Sa më shumë të jesh nën varësi në veten tënde, aq më pak mund t’i drejtosh të tjerët në liri. Këto janë të nevojshme për ta ndërmarrë këtë përgjegjësi:
- I lindur sërish, të kesh përjetuar shërim të brendshëm dhe mënyra jote e jetesës tregon që ti po vazhdon të bëhesh akoma më shumë si Jezusi
- Përulsia për të dëgjuar njerëzit me durim dhe me dashuri t’i pranosh ashtu siç janë
- Besnik dhe i besueshëm
Shqyrtoje veten sipas këtyre tre kritereve dhe bisedo me Perëndinë: Sa gati jam unë për këtë rol?
Flit me mentorin/trajnuesin tënd dhe me një ndihmës me eksperiencë: Pyeti ato për mendimin e tyre dhe nëse të shohim apo jo si të gatshëm të mësosh për rolin e një ndihmësi!
Parimet për një kohë lutjeje
- Ji i varur tek Perëndia
- Ne nuk mund të sjellim asnjë ndryshim tek personi tjetër me forcën tonë. Prandaj ne gjithmonë kemi si qëllim të zbulojmë çfarë Fryma e Shenjtë dëshiron që ne të bëjmë. Ki pritshmërinë që Perëndia do bëjë diçka.
- Jo këshilla
- Gjatë kohës së lutjes mos jep këshilla por lëri që t’i bëjnë Perëndisë pyetjet e duhura për të marrë drejtimin e Tij. Nuk është dituria jote ajo për të cilën kanë nevojë por që të lidhen me Perëndinë në mënyrë që të zbulojnë çfarë Ai thotë.
- Jep shpresë
- Ne dëshirojmë që njerëzit pasi takohen me ne të jenë në një pozicion më të mirë në krahasim me më parë.
- Konfidencialiteti
- Ne nuk tregojmë asgjë nga ato që ndodhën. Nëse është e nevojshme për mësimin tënd apo si ndihmë, në mënyrë anonime mund të bisedosh me mentorin/trajnuesin tënd. Do ishte më mirë sikur të kërkoje leje për këtë.
Nderoje personin tjetër
Personi tjetër është i çmuar dhe me vlerë në sytë e Perëndisë. Kjo është mënyra sesi ne duhet të ndërveprojmë me to!
- Ne kurrë nuk e detyrojmë personin tjetër të bëjë ndonjë gjë dhe ne kurrë nuk nxitoheni apo e nxisim. Nëse nuk janë gati apo nuk dëshirojnë të vazhdojnë më tutje, ne nuk do e bëjmë.
- Inkurajojeni personin tjetër dhe kurrë mos gjykoni. Krijoni një atmosferë të shtensionuar në mënyrë që ato të mund të jenë totalisht të sinqertë me Perëndinë dhe të mos ndihem keq (p.sh. nëse nuk dëgjojnë ndonjë gjë, apo nëse zbulojnë një mëkat).
- Ato kanë ndjenjat e tyre personale dhe perspektivën e tyre mbi situatën dhe kjo është ajo çfarë Perëndia dëshiron të trajtojë dhe të shërojë. Mos jep mendimin tënd apo të vësh në dyshim logjikën e tyre.
- Ne përdoim gjuhën që ato përdorin. Kur Perëndia u zbulon atyre një të vërtetë, përsërite pikërisht ashtu si ato e thonë dhe mos e perifrazo.
Mënyra për t'u bërë një trajnues i mirë
Si në të gjitha gjërat, modeli ynë është Jezusi. Ai trajnoi dishepujt e Tij duke bërë së pari diçka Vetë dhe duke i lejuar ato të vëzhgonin. Më pas Ai i lejoi të provonin teksa Ai ishte pranë tyre. Më vonë, Ai nuk ishte më pranë tyre por i vlerësonte më vonë. Në fund, Ai i dërgoi që ta praktonin vetë.
Hapi i parë është gjithmonë të kesh një kohë lutjeje për veten ku ti lejon dikë tjetër të të drejtojë ty. Më pas, kërko një ndihmës me eksperiencë i cili mund të të trajnojë. Një hap i mirë i rradhës është të vëzhgosh disa seanca lutjeje si një i trajnuar. Pas kësaj mund të marrësh rolin e një bashkë-drejtuesi dhe në fund do të jesh në gjendje të drejtosh një kohë lutjeje. Mund t’i kërkosh trajnuesit tënd të jetë bashkë-drejtues në mënyrë që të mund të të japë reagim/vlerësim.
Hapat e mi të rradhës
Pyete Perëndinë: Cilat çështje kam akoma pezull në fushën e shërimit tim të brendshëm?
Të drejtosh të tjerët në liri dhe shërim bazohet në disa parime dhe procese bazë. Ato janë ndarë në pjesë dhe të shpjeguara ne fletët e punës “Falja Hap pas Hapi”, “Rrëfimi i Mëkateve dhe Pendesa", “Mposhtja e Frikës dhe Inatit" etj. Është e rëndësishme të mësohet çdo pjesë derisa të ndihemi të qetë me të dhe më pas mund të praktikosh që t’i lidhësh së bashku. Sa eksperiencë ke me këto parime individuale në vetë jetën tënde dhe atë të të tjerëve?
Lexo përgjatë paragrafëve “Parimet për një kohë lutjeje” dhe “Nderimi i personit tjetër”.
Cilat prej pikave janë veçanërisht sfiduese për ty? Pyet trajnuesin tënd për këndvështrimin e tij dhe flisni së bashku: Si mund të rritesh në këto fusha?
Ulu së bashku me trajnuesin tënd dhe zhvillo një plan trajnimi për veten tënde!