download: Pdficon.png
Odticon.png
Version: 1.0

Mposhtja e Frikës dhe Inatit

Mbyllja e dyerve të hapura në jetët tona

Secili prej nesh ka përjetuar me shumë mundësi frikë në jetët tona. Shpeshherë frika jonë është e dobishme, sepse ekziston një rrezik i qartë dhe frika na mban që të mos veprojmë qorrazi. Por në të tjera raste, mund të ndiejmë më shumë frikë se sa duhet për rrezikun jo të madh apo n në të vërtetë nuk ekziston ndonjë rrezik, por ne jemi të mbushur me frikë. Edhe nëse e dimë se frika është iracionale, apo një reagim i tepruar, shpeshherë e kemi akoma të pamundur të çlirohemi prej saj.

Në mënyrë të ngjashme, inati mund të ndikojë në jetët tona. Mund të ketë situata të cilat menjëherë na bëjnë të mbushemi me inat. Ka raste ku inati ynë mund të jetë me vend, por ka raste të tjera ku mund të jetë një reagim i tepruar. Ajo çfarë ka ndodhur mund të mos jetë në të vërtetë një problem i madh, por ka shkaktuar diçka brenda nesh. Më pas ajo çfarë buron nga bredna është një inat më i thellë i cili nuk lind nga vetë situata. Për aq kohë sa ky inat ekziston brenda nesh, ai do të shfaqet herë pas here.

Disa njerëz i përjetojnë këto ndjenja iracionale çdo ditë, të tjerë shumë rrallë. Kjo nuk është thjesht rastësi, por ekzistojnë arsye për këtë. Një mënyrë e mirë për të shpjeguar se përse ndodh kështu, është përdorimi i metaforës së dyerve në jetët tona. Ne mund të mendojmë për veten sikur kemi një derë frike. Për aq kohë sa është e hapur, ajo lejon futjen e frikës në jetët tona. Dera mund të jetë e hapur shumë pak dhe vetëm rrallëherë pak frikë futet brenda. Por ndodh që edhe mund të jetë plotësisht e hapur, duke çuar një person drejt dominimit nga frika në gjithçka mendon dhe bën. Në mënyrë të ngjashme, kemi dhe një derë inati në jetët tona. Nëse këto dyer janë të mbyllura, asnjë frikë apo inat i dëmshëm nuk mund të hyjë në jetët tona. Këta dyer mund të hapen nga të tjerët si edhe na vetë ne. Shpesh, një derë është hapur fillimisht kur kemi qenë të rinj nga diksuh tjetër që ka pasur ndikim në jetën tonë, si prindërit tanë. Më vonë, ne mund ta hapim sërish derën akoma dhe më shumë me atë që bëjmë.

Lajmi i mirë është se ekziston mundësia për mbylljen e këtyre dyerve sërish. Perëndia nuk dëshiron që ne të kontrollohemi nga ndikimet djallëzore të frikës dhe inatit, por dëshiron që të jemi të lirë!

Dera e frikës dhe dera e inatit

Dera e frikës

Dera e inatit

Simptoma të mundshme kur dera është e hapur
  • Kontroll
  • Ankth
  • Izolim
  • Indiferencë
  • Droga / Alkool
  • Urrejtje
  • Urrejtje për veten
  • Thashetheme
  • Xhelosi
  • Hidhërim
  • Shpifje
Modeli i gabuar Mundohesh të mbrosh veten Mundohesh të shfajësosh veten
E vërteta Perëndia dëshiron të na mbrojë Perëndia dëshiron të na shfajësojë dhe të marrë hak

Si të mbyllësh një derë të hapur

Perëndia nuk dëshiron kurrë të kontrollohemi nga frika dhe inati. Kur Ai kroji botën tonë, çdo gjë ishte e pëkryer. Nuk kishte frikë, dhimbje, vdekje dhe as padrejtësi. Fatkeqësisht, njerëzit e parë, si dhe të gjithë ne, u rebeluan kundër Perëndisë dhe zgjodhëm të keqen në vend të së mirës së Tij. Pasoja e kësaj është një botë e shkatërruar, ku djalli ka shumë ndikim. Ai vazhdimisht mundohet t’i ketë njerëzit nën kontroll. Ai po përdor këto dyer të hapura për të sjellë frikë dhe inat të dëmshëm në mënyrë që t’i mbajë njerëzit nën pushtetin përmes tyre.

Dyert janë të hapura nga mëkati, ose nga i joni ose nga ai i të tjerëve. Mëkati i jep djallit ndikim në jetët tona. Përveç kësaj, ai na bën që të fillojmë t’u besojmë gënjeshtrave. Këto genjeshtra janë ato që e mbajnë një derë të akoma të hapur. Shembuj:

  • Babai yt u inatos në atë që ti bëre dhe nuk të dëgjoi fare. Ti inatosesh me sjellejn e tij të padrejtë. Ti beson “Nuk do trajtohem në mënyrë të drejtë në rast se nuk luftoj për të drejtat e mia."
  • Mësues-i/ja të ka poshtëruar përpara klasës. Tani je i frikësuar të thuash diçka në klasë pasi beson “Unë nuk jam një student i/e zgjuar.”

Perëndia premtoi një zgjidhje për problemin e mëkatit dhe shkatërrimit në këtë botë. Fill pas mëkatit fillestar të njerëzimit, Ai premtoi ardhjen e një shpëtimtari i cili do të shtypte kokën e djallin (Zanafilla 3:15). Ai shpëtimtar është Jezusi, Mesia. Ai ishte i vetmi njeri në tokë i cili nuk mëkatoi kurrë. Për shkak të këtij fakti, djalli nuk kishte fuqi në të. Jezusi u vra nga njerëzit, por Ai u rikthye në jetë sërish pas tre ditësh. Me anë të kësaj, Perëndia vërtetoi lajmin se Jezusi ka fituar mbi djallin! Kushdo që i beson Jezusit do të çlirohet nga kontrolli i djallit. Meqenëse Jezusi është ai që mund të na bëjë të lirë, roli i Tij është thelbësor në mbylljen e dyerve të hapura. Ai thotë tek Gjoni 8:31-32: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju bëjë të lirë.”

Tre vargje të rëndësishme për dy dyert

“Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj dhe mos i jepni vend djallit. (Efesianëve 4:26-27)

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. (2 Timoteut 1:7)

Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria. (2 e Korintasve 3:17)

Procesi i mbylljes së dyerve

Shpesh ka gjëra të ndryshme që i mbajnë hapur këto dyer në jetët tona. Perëndia dëshiron t’i mbyllë të gjitha dhe Ai e di më së miri se ku t'ia fillojë. Duke e pyetur Atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ne i japim Atij mundësinë që të na flasë specifikisht. Procesi fillon duke i bërë pyetje Atij dhe më pas duke i kërkuar që të zbulojë diçka, shpesh një situatë të caktuar ku një derë ishte e hapur në jetët tona. Me ndihmën e Jezusit, ne i kryejmë të gjitha hapat tona të nevojshme për të çrrënjosur të gjitha influencat negative që vijnë nga ajo situatë.

Zakonisht Perëndia nuk na i zbulon të gjitha gjërat sepse kjo do të ishte e papërballueshme për ne. Në vend të kësaj Ai dëshiron të na inkurajojë dhe të ecim së bashku përgjatë këtij procesi hap pas hapi.

Udhëzuesi zbatimit

Përdor mbështetjen e një ndihmuesi të mirë! Nëse ndihesh nën trysni apo disi jo i rehatshëm në këtë thuaje menjëherë! Nëse je gati të hysh në një bisedë me Perëndinë, mund të fillosh:

Frymë e Perëndisë, tek cila derë dëshiron të më drejtosh? Jezus, të lutem më mbro teksa futem nëpër të.

Kur është hapur kjo derë në jetën time për të parën herë? Kush e hapi atë?

Lejo Perëndinë të të tregojë se ç’ndodhi. Nëse dera është hapur nga dikush tjetër: Fale atë person për atë që kanë bërë dhe për hapjen e asaj dere në jetën tuaj. Shih Falja Hap pas Hapi për detaje.
Nëse e ke hapur derën vetë: Kërkoji Perëndisë falje dhe pendohu.

Çfarë gënjeshtre po besoj që po e mban këtë derë të hapur?

Perëndi, më fal që kam bashkëpunuar me atë gënjeshtër, të lutem më fal. Unë e refuzoj gënjeshtrën që _____.

Jezus, në vend të kësaj cila është e vërteta?

Shprehe të vërtetën dhe shpreh që ti e pranon atë.

Shiko sërish: Jezus, si është dera tani? Të lutem a mund ta mbyllësh?

Nëse nuk mund të mbyllet plotësisht tani, kërkoji Atij të qëndrojë tek dera në mënyrë që ajo të mos përdoret.