Kryesoret
Në këtë seksion do të gjesh burimet "kryesore", të cilat nevojiten vazhdimisht për trajnimin dishepullizues.
Mësimet e para të trajnimit
Historia e Perëndisë
Mësimi i parë përmban një përmbledhje të planit të Perëndisë dhe se çfarë kërkon Ai nga ne. Përdore atë menjëherë si mësimin e parë të trajnimit për një besimtar të ri, në mënyrë që ai të kuptojë menjëherë kuptimin e vendimit të tij dhe gjithashtu të mësojë se si t'ua shpjegojë edhe të tjerëve.
Pagëzimi
Përdore këtë mësim si përgatitje për pagëzim. Në Bibël ne shohim që njerëzit pagëzohen shpejt pasi kanë marrë vendimin e tyre. Ti mund ta përdorësh këtë mësim menjëherë pas mësimit të parë ose në çfarëdo pike në procesin e trajnimit.
Lutja
Ky mësim i dytë jep kuptimin bazë të komunikimit tonë me Perëndinë. Lexoje dhe mos harro të praktikosh llojet e ndryshme të lutjes kur je duke trajnuar dikë!
Falja Hap pas Hapi
Përmbledhje për faljen: çfarë do të thotë falje, si e praktikojmë atë dhe si t'i ndihmojmë të tjerët në këtë proces.
Rrëfimi i mëkateve dhe Pendesa
Përmbledhje mbi pendesën: Si i rrëfejmë mëkatet dhe largohemi prej tyre?
Koha me Perëndinë
Perëndia dëshiron të na mësojë. Ne duhet të mësojmë se si të kalojmë kohë me Të dhe të mësojmë nga Ai. Ky mësim shpjegon se si të bësh diçka të tillë dhe tregon disa shembuj nga njerëzit në Bibël, për kohën e tyre me Perëndinë.
Të dëgjuarit nga Perëndia
Perëndia dëshiron t’i flasë secilit prej nesh. Por si mund të dëgjojmë ne prej Tij? Ky mësim shpjegon mënyrat e ndryshme me të cilat Perëndia komunikon me ne dhe si ne të dallojmë zërin e Tij.
Kisha
Ne nuk jemi vetëm. Së bashku me ndjekës të tjerë të Jezusit ne formojmë një komunitet ose bashkësi. Ky mësim shpjegon se çfarë është kisha dhe çfarë bën ajo.
Shërimi
Si të lutesh për shërim: Si fillim, si të veprosh kur duket sikur nuk po ndodh shërim, këshilla të rëndësishme dhe më shumë. Kjo fletë pune është po ashtu e ndërtuar në një mënyrë që mund t'i jepet kujdo për të cilin po lutesh.
Historia ime me Perëndinë
Kur Perëndia ka bërë ndryshime të mëdha në jetën time: Si t'ia shpjegoj këtë të tjerëve?
Struktura e një takimi
Shenjues për leximin e Biblës
Kjo fletë pune duhet të printohet nga të dyja anët dhe të pritet në katër shenjues të vegjël. Ato përmbajnë disa këshilla të thjeshta për të interesuarit, se si të fillojnë të lexojnë Fjalën e Perëndisë dhe japin një pamje të përgjithshme për një takim për studim të hollsishëm të Biblës (që në thelb është e njëjta si Procesi i tre të tretave).
Procesi i Tre të Tretave
Diagrama me pjesët e ndryshme të një takimi trajnimi. Përdor këtë skemë për çdo takim trajnimi dhe në seksionin "mësimi" ti u mëson çdo herë një nga mësimet e dishepullizimit.
Struktura e takimit trajnues
Shpjegimi i procesit të tre të tretave në më shumë detaje: Si të plotësosh pjesë të ndryshme të trajnimit dhe përse disa prej tyre janë madje më të rëndësishme se të tjerat.
Një Lutje e Përditshme
Kjo fletë pune duhet të printohet nga të dyja anët, të pritet në tetë pjesë të vogla. Përshtatet tamam p.sh. për portofolin tënd, për ta patur gjithmonë me vete dhe ta përdorësh çdo ditë për t'u lutur!